Mourinho e do Dybalan, Djajtë e Kuq bëjnë gati 180 milionë euro për të

  • 24 September 2017 - 13:02
Mourinho e do Dybalan, Djajtë e Kuq bëjnë gati 180 milionë euro për të

Manchester United është duke u përgatitur për të sulmuar Juventusin përsëri me një tjetër ofertë të madh parash – këtë herë me plot 155 milionë funte apo rreth 180 milionë euro për yllin argjentinas, Paulo Dybala.

Gjigantët italianë kanë zbuluar se 23-vjeçari Dybala është përgjegjës për fatin e tij, pasi ai nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij.

Edhe pse Barcelona pritet të përpiqet të nënshkruajë me yllin argjentinas verën e ardhshme, drejtuesi i Unitedit, Ed Woodward i ka bërë të qartë ekipit menaxhues të Dybalas se nëse ai vendos të lë Juventusin, Jose Mourinho e dëshiron atë në Old Trafford.

United mori Paul Pogban nga Juventusi katërmbëdhjetë muaj më parë në një rekord të botës, 89 milionë funte apo 105 milionë euro, por kjo shifër u thye nga transferimi 222 milionë eurosh i Neymarit nga Barcelona në Paris Saint-Germain.

Woodward ka një marrëdhënie të ngushtë me menaxherin e përgjithshëm të Juventusit, Beppe Marotta dhe Unitedi duan të hidhen në sulm edhe pse megjithëse Barcelona gjithashtu ka regjistruar interes në Dybalas dhe që është destinacioni i preferuar i lojtarit.

Marotta pranoi kohët e fundit se do të ishte i pafuqishëm të ndalonte Dybalan nëse ai dëshiron të lëvizë nga Torino – dhe kjo ka paralajmëruar si Barcelonën ashtu edhe Unitedin.

Dybala iu tregoi talentin e tij Barcelonës në një paraqitje në takimin e fundit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Torino në prillin e kaluar, duke shënuar dy herë për t’i eliminuar spanjollët nga gara.

Me paratë ende që nuk janë shpenzuar nga marrëveshja e Neymarit, gjigantët spanjollë mund të përpiqen përsëri për Philippe Coutinho në janar dhe se ka gjasa të përfundojë interesimi në Dybalan, dhe Djajve të Kuq do i mbetej rruga e hapur për transferimin e tij.

(Kosova Sot)