Montella i pakënaqur me paraqitjen e futbollistëve në humbjen ndaj Sampdorias

  • 24 September 2017 - 16:34
Montella i pakënaqur me paraqitjen e futbollistëve në humbjen ndaj Sampdorias

Vincenzo Montella ka folur pas ndeshjes të cilën Milani i tij e humbi nga Sampdoria me rezultat 2-0 me golat e Duvan Zapatas dhe Ricardo Alavarezit.

Trajneri italian nuk është aspak i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e tij në ndeshjen e fundit, duke e cilësuar atë si mungesë të përcaktimit dhe kualitetit.

“Neve nuk na pëlqeu aspak paraqitja që bëmë”, ka thënë fillimisht Montella pas humbjes në Marassi nga Sampdoria.

“Ne ishim të pamjaftueshëm si në vendosmëri ashtu dhe në cilësi”.

“Ishim ende në lojë edhe pse Samp kishte disa shanse në gjysmën e parë, por nuk kishim qartësi mendore dhe duhet ta kuptojmë pse”.

Ish-shefi i Fiorentinës shtoi se askush në ekipin e tij nuk mund të thoshte se ata kishin luajtur mirë kundër Blucerchiatit.

“Askush nuk ka bërë paraqitje të mirë sot. Ne kemi ende punë për progres, kemi shumë talent në anën tjetër, kështu që nevojitet më shumë punë”.

“Ky nuk është një projekt që mund të fshihet tashmë”, përfundoi trajneri italian.

(Kosova Sot)