Neymar shikoi mbrëmë Barcelonën

  • 24 September 2017 - 16:37
Neymar shikoi mbrëmë Barcelonën

Barcelona mbrëmë kishte një tifozë më shumë në ndeshjen ndaj Gironas, ai ishte Neymar Junior.

Barcelona ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Katalunasit rrëmbyen pikët e plota në udhëtim te Girona, duke triumfuar 3:0.

Këtë ndeshje e përcjelli më vëmendje edhe ish sulmuesi, Neymar, të paktën kështu tregon kjo foto e postuar në rrjetet sociale me djalin e tij ku prapa po luhet ndeshja Girona – Barcelona kur rezultati ishte 0:2. 

(Kosova Sot)