James mendon kthimin në Real Madrid

  • 11 October 2017 - 15:16
James mendon kthimin në Real Madrid

Një prej blerjeve më të reja të skuadrës bavareze, kolumbiani James Rodrigez duket se e ka mjaft të vështirë përshtatjen me futbollin gjerman.

Pas largimit të Carlo Ancelottit, lojtari mund të mos ketë më hapësira.

Sipas mediave spanjolle, James është duke konsideruar një rikthim në ish-skuadrën e tij, Realin duke i dhënë fund huazimit dyvjeçar.

Sipas këtyre burimeve, Rodrigez do të qëndrojë në skuadrën e kampionëve gjermanë deri në verën e ardhshme, ku më pas do të diskutohet lidhur me të ardhmen e tij.

Rodrigez është larguar nga skuadra e Real Madridit pasi vetë trajneri Zidane nuk e kishte në plan.

Pas rikthimit të legjendës Jupp Heynckes në drejtimin e skuadrës bavareze, James pritet ta ketë më të vështirë për t’u kuptuar me trajnerin, kjo edhe për shkak të njohurive jo të mira të gjuhës gjermane dhe ndryshimeve kulturore që ai po përjeton në Gjermani.

Në këtë mënyrë, shefat e klubit bavarez mund t’i kursejnë rreth 50 milionë euro shpenzime.

Trajneri i ri i ka dhënë mbështetje të plotë lojtarit me të ardhur në klub.

“James nuk e flet gjuhën gjermane dhe futbolli këtu ka shumë ndryshim nga ai që luhet në Amerikën e Jugut, çka krijon shumë vështirësi për një lojtar si ai”.

“Megjithatë, ai do të ketë mbështetjen time maksimale, pasi më pëlqejnë shumë lojtarët e talentuar si ai. I kam parë ndeshjet që ka luajtur te Real Madridi, por nuk e njoh personalisht. Kur ai të rikthehet sërish, do t’i jap disa këshilla”, ka thënë Jupp Heynckes.

(Kosova Sot)