“Isha gati të largohesha nga Dortmundi”

  • 11 October 2017 - 15:45
“Isha gati të largohesha nga Dortmundi”

Borussia Dortmund do të ishin të lumtur nëse Pierre-Emerick Aubameyang do të largohej nga klubi në afatin veror.

Aubameyang e mbylli sezonin si sulmuesi më i mirë në Bundesliga, ndërsa ka qenë i lidhur me një kalim te Milan ose në Superligën kineze, por dëshira e tij e madhe është Real Madridi.

Në një intervistë në muajin korrik, drejtori i Dortmundit, Michael Zorc, kishte aluduar në një largim të mundshëm të sulmuesi 28 vjeçar.

Por Aubameyang nuk ua vuri veshin këtyre fjalëve dhe edhe këtë vit po tregohet vendimtar pasi ka shënuar 13 gola në të gjitha garat.

“Ka qenë një kohë kur në afatin kalimtar ka mundur të ketë ndryshime. Ne (Aubameyang dhe bordi i Dortmundit) kishin arritur marrëveshje që të jemi të hapur ndaj ofertave, por nuk ndodhi asgjë”. Ka thënë Aubameynag për Sport Bild.

“Jam ndjerë mirë te Dortmund, në skuadër dhe në klub, dhe ky është tregimi i vërtet. BVB është familja ime!”.

Dortmund janë në krye të Bundesligës me pesë pikë më shumë se Bayern Munich. 

(Kosova Sot)