< Derby della Madonnina nuk do ta vendosë fatin e Montellas - Sport - Kosova Sot
Derby della Madonnina nuk do ta vendosė fatin e Montellas

Derby della Madonnina nuk do ta vendosė fatin e Montellas

Marco Fassone thotë se Derby della Madonnina nuk do të jetë vendimtar për Vincenzo Montellan, por shpreson që rindërtimi i Milanit të mos zgjasë shumë.

Trajneri i Rossonerëve është nën presion të madh dhe duhet të fitojë të dielën kundër Interit, në mënyrë që ta shmangë këtë preson.

 

Milani i ka humbur tri nga gjashtë ndeshjet e fundit, mirëpo Montella tash për tash e ka mbështetjen e klubit.

“Derbi nuk do të jetë vendimtar për Montellan. Trajneri e ka besimin tonë të plotë dhe unë po e përsëris këtë besim dhe vlerësim që e kam për të”.

 

“Kemi nisur një projekt afatgjatë, jo për shtatë-tetë ditë. Të gjithë e dimë se nevojitet kohë, megjithëse shpresojmë që të mos zgjasë shumë”.

“Derbi nuk do të jetë vendimtar as për Milanin. Padyshim se do të jetë i rëndësishëm, sepse hymë në këtë ndeshje pas dy humbjesh, mirëpo ‘vendimtar’ është fjalë e madhe”, ka deklaruar drejtori i kuqezinjve.

Derby della Madonnina zhvillohet të dielën nga ora 20:45

Milani dhe Interi zhvillojnë të dielën (15 tetor) kryendeshjen e javës së tetë në Serie A.

Nerazzurrët kaun regjistruar gjashtë fitore dhe një barazim në shtatë javët e para, kurse Rossonerët kanë fituar katër herë dhe kanë humbur tri herë.

(Kosova Sot)

23 orë e 53 minuta më parë