Gjashtë vendet me popullsinë më të vogël që kanë luajtur në Botëror

  • 12 October 2017 - 12:00
Gjashtë vendet me popullsinë më të vogël që kanë luajtur në Botëror

Tashmë 23 kombëtare janë kualifikuar për Kupën e Botës, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi

Islanda është kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në një Botëror futbolli, duke u bërë dhe vendi me më pak popullsi që luan këtë garë me vetëm 331 000 banorë.

Pas paraqitjes shumë të mirë në Evropianin e fundit, islandezët fituan grupin e tyre në kualifikueset e “Rusi 2018”, duke treguar se vazhdojnë të jenë në nivele të larta edhe pse me shumë pak burime njerëzore.

Më poshtë njihuni me vendet me popullsi më të vogël që kanë luajtur një fazë finale Botërori:

Sllovenia me 1.99 milionë banorë (Japoni dhe Kore 2002)

Kuvajti me 1.5 milionë banorë (Spanjë 1982)

Irlanda e Veriut me 1.4 milionë banorë (Suedi 1958)

Trinidad Tobago me 1.3 milionë banorë (Gjermani 2006)

Paraguaj me 850 000 banorë në Botërorin e vitit 1930

Islanda do të luajë me 331 000 banorë në Botërorin e vitit 2018

(Kosova Sot)