Katastrofë për Realin, i lëndohet një yll
Real Madrid ka marrë një lajm shumë të keq, pak ditë para ndeshjes me Getafen në La Liga
Portieri i Real Madridit, Keylor Navas është lënduar dhe do të mungojë për ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes.
Lajmi është konfirmuar edhe nga skuadra e Real Madridit.
“Pas testeve të kryera sot në mëngjes, lojtari ynë Keylor Navas është diagnostifikuar me ënjtje të muskulit në ijën e djathtë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
(Kosova Sot)