< Milani kthen sytë kah Petkovici si zëvendësues i Montellas - Sport - Kosova Sot
Milani kthen sytė kah Petkovici si zėvendėsues i Montellas

Milani kthen sytė kah Petkovici si zėvendėsues i Montellas

Mediat në Zvicër raportojnë se klubi i madh italian, Milani e ka kthyer shikimin kah ish-trajneri i Lazios, tani trajner i kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic,  nëse Vincenzo Montella nuk i kthen gjërat në vendin e duhur.

Sipas gazetës zvicerane Blick, drejtori sportiv i Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli ka zgjedhur Petkovicin për të marrë përsipër drejtimin e skuadrës nga San Siro.

E ardhmja e tij ka të ngjarë të varet nga rezultati i ndeshjes për kualifikimin në Kupën e Botës në muajit të ardhshëm, pasi Zvicra fitoi çdo ndeshje në kualifikime, përveç asaj së fundit kokë më kokë me Portugalinë.

 

Nëse Zvicra eliminohen, atëherë është e mundur që taktiku me origjinë kroate do të kërkojë një eksperiencë të re.

Do të ishte një kthim në Serie A, sepse Petkovic ishte trajner i Lazios nga korriku 2012 deri në janar të vitit 2014, kur u largua për të marrë stolin zviceran.

Raporti i Blick pohon se Mirabelli mbajti bisedime me Petkovic dy ditë më parë kur ai mori një avion privat për të shikuar lojtarët, Ricardo Rodriguez dhe sulmuesin e Portugalisë, Andre Silva, nga loja e tyre në Lisbonë.

Përveç Petkovicit, Rossonerët më parë janë lidhur edhe dy ish-trajnerë tjerë të kampionati italian, Walter Mazzarrin dhe Paulo Sousan.

Me stolin kuqezi janë lidhur edhe dy emra të mëdhenj të futbollit, ish-trajneri i tyre Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte i Chelseat. 

(Kosova Sot)

7 orë e 19 minuta më parë