< E rrahu gazetarin në fushë, dënim tejet i rëndë për presidentin e Sionit (Video) - Sport - Kosova Sot
E rrahu gazetarin nė fushė, dėnim tejet i rėndė pėr presidentin e Sionit (Video)

E rrahu gazetarin nė fushė, dėnim tejet i rėndė pėr presidentin e Sionit (Video)

Qejfi paguhet me para dhe këtë e ka bërë presidenti i klubit futbollistik Sion.

Dy javë më parë, Christian Constatin, president i klubit zviceran Sion bëri një gjest aspak të hijshëm në ndeshjen Lugano – Sion.

Skuadra e tij triumfoi me rezultat 2-1 falë një goli nga Ermir Lenjani, ndërsa në përfundim të ndeshjes ndodhi gjesti i pahijshëm.

Constatin shkoi dhe i qëroi hesapet me gazetarin zviceran Rolf Fringer i cili gjatë tërë javës e kishte kritikuar skuadrën e tij.

Mediat zvicerane goditjet që Constatin ia dha Fringerit e cilësuan si akt qyqar dhe skandaloz.

Tani ka ardhur edhe vendimi nga gjykata ku Constatin është dënuar me 100 mijë franga zvicerane si dhe me 14 muaj ndalesë për tu futur në stadiumet e futbollit.

“E kam goditur atë dhe më ka bërë të ndihem mirë kjo gjë. Nëse e sulmon dikë duhet të mbroheni”, deklaroi Constatin duke refuzuar të kërkojë falje.

Ky rast nuk ishte i vetmi për presidentin e klubit bardh e kuq, pasi ai edhe më parë ka qenë në qendër të medieve pas skandaleve të bëra. 

 

(Kosova Sot)

7 orë e 18 minuta më parë