Man Unitedi mendon t’ia vazhdojë kontratat Matas dhe Herreras

  • 12 October 2017 - 22:19
Man Unitedi mendon t’ia vazhdojë kontratat Matas dhe Herreras

Manchester United është i gatshëm të mbajë yjet spanjolle të mesfushës, Juan Matan dhe Ander Herreran, duke ia vazhduar kontratat që janë në skadim e sipër.

Mesfushori Mata është jashtë kontratës në fund të këtij sezoni, së bashku me bashkëlojtarin e tij te Unitedi dhe Spanja, Herreran, por Unitedi po mendon t’ia vazhdoj kontratat.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Djajtë e Kuq kanë mundësinë të aktivizojnë  12 muaj vazhdim për kontratat e të dy lojtarëve spanjollë.

 

Unitedi kuptohet se është i gatshëm të zgjasë të dyja marrëveshjet, por po planifikon gjithashtu të dorëzojë mesfushorin Herrera një kontratë të re për të pasqyruar vlerën e tij të qëndrueshme ndaj ekipit të Jose Mourinhos.

Edhe pse Herrera, lojtari i vitit te Unitedi sezonin e kaluar, ka luftuar për një vend titullari në fillim këtë sezon pas mbërritjes së Nemanja Maticit.

Kjo pasi Mourinho ka besim më shumë tek ish-lojtari i Chelseat, pasi i njeh mirë aftësitë e tij, por gjithashtu beson edhe tek Herrera, i cili mund t’i luaj disa pozita në mesfushë.

Megjithatë, në rast afrimi të ndonjërit nga lojtarët e kërkuar si Mesut Ozil, Lorenzo Pellegrini dhe Emre Can, e ardhmja e dyshes spanjolle do ishte në pikëpyetje. 

(Kosova Sot)