Messi po konsideron seriozisht transferimin te Man City

  • 13 October 2017 - 09:39
Messi po konsideron seriozisht transferimin te Man City

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi po konsideron seriozisht një ‘fillim të ri’ me skuadrën e Manchester Cityt gjatë verës së ardhshme.

Messi është shkatërruar nga stërzgjatja e punës për vazhdimin e kontratës me skuadrën nga Camp Nou.

Negociatat me Barçën kanë vazhduar për 18 muaj, por marrëveshja mbetet e panënshkruar dhe ai po mendon të filloj një kapitull të ri në karrierën e tij në Manchester City.

Zyrtarët e Cityt u takuan me përfaqësuesit e Messit në disa raste – duke e bërë të qartë se ata e duan atë si yllin e ardhshëm të skuadrës.

Messi dhe Guardiola kanë një marrëdhënie të veçantë

30-vjeçari është jashtë kontratës në Barcelonë verën e ardhshme dhe mund të nënshkruajë për Cityn në janar dhe të bashkohet falas në korrik.

City kuptohet se ka ofruar një tarifë prej 40 milionë funtesh dhe një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë mbi 500 mijë funte në javë.

Messi i ka thënë miqve se ai nuk është i bindur për planin afatgjatë të Barcelonës pas largimit të Neymarit dhe emërimit të Ernesto Valverdes si trajner.

Trazirat politike në Kataluni, të cilat pasuan votimet e fundit të referendumit jozyrtar, gjithashtu e detyruan Messin të merrte në konsideratë lëvizjen e tij të ardhshme të karrierës.

Kuptohet që ai është i pakëndshëm me supozimin e zakonshëm që ai duhet të mbrojë çështjen për pavarësinë e Katalonisë edhe pse ai nuk është shtetas spanjoll. 

(Kosova Sot)