Conte i irrituar me shkrimet për rikthimin e tij në Serie A, sqaron gjithçka

  • 13 October 2017 - 16:17
Conte i irrituar me shkrimet për rikthimin e tij në Serie A, sqaron gjithçka

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte këmbëngul se është plotësisht i angazhuar në punën e tij te Blutë e Londrës duke reaguar pas mediumeve .

Conte u drejtuar sot tek gazetarët për të sqaruar gjithçka rreth të ardhmes së tij dhe duke mohuar lajmet e javëve të fundit ku u fol shumë për një rikthim të tij në Itali, te ndonjëra nga skuadrat e Serie A.

“Mendoj se prej dy javësh po lexoj gjëra të gabuara. Kam bërë një intervistë dy javë më parë dhe jam i sigurt se përkthimi ishte gabim”, ka thënë fillimisht Conte.

 

“Në intervistë kam thënë një ditë në të ardhmen do të doja të kthehesha në Itali”.

“Unë e di shumë mirë pozicionin tim, kam edhe dy vjet kontratë me Chelsean dhe jam shumë i lumtur të punoj me këtë klub dhe lojtarët e mi”.

“Më pëlqen të kem këtë ndjenjë të madhe me tifozët tanë, nuk shoh ndonjë problem”.

“Ndonjëherë duam të krijojmë këtë lloj situate, një situatë tjetër që unë dua të sqaroj, familja ime qëndron këtu me mua, jo në Itali. Vajza ime shkon në shkollë këtu në Cobham”.

“Është e rëndësishme të them të vërtetën, familja ime qëndron këtu, jo në Itali”, përfundoi trajneri italian. 

(Kosova Sot)