< “Juventusi është favorit për Ligën e Kampionëve” - Sport - Kosova Sot
“Juventusi ėshtė favorit pėr Ligėn e Kampionėve”

“Juventusi ėshtė favorit pėr Ligėn e Kampionėve”

Dino Zoff beson se Juventusi gjithmonë do të jetë favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Legjenda e “Zonjës së Vjetër”, Dino Zoff, beson se Juventusi do të shkojë sërish larg në Ligën e Kampionëve, të cilët në tre vitet e fundit dy herë janë mposhtur në finale (nga Barcelona 3:1 dhe nga Real Madridi 4:1).

Zoff mendon se Juve ka skuadër edhe më të fortë këtë edicion andaj sërish do të tentojë të triumfojë në Champions.

“Favoritët e Ligës së Kampionëve? Juventusi është gjithmonë. Ata iu afruan shumë sezonin e kaluar kështu që edhe më tej mund ta fitojnë”, tha Zof.

“Të gjithë janë të mirë në ekipin e Juventusit, Dybala është më ndryshe, është lojtar interesant”, shtoi legjenda e “Zonjës së Vjetër”.

Ai foli edhe për ndeshjen e vikendit kundër Lazios, duke paralajmëruar Juventusin se e pret një takim i vështirë.

“Lazio po luan mirë, kështu që nuk do të jetë aspak e lehtë për Juven. Do të jetë një ndeshje shumë testuese. Dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë, por fituesi nuk besoj se do të varet nga ndonjë lojtarë në veçanti, por cili ekip luan me zemër”, shtoi Zoff.

(Kosova Sot)

6 orë e 12 minuta më parë