Cavani harron Neymarin, tani “përleshet” me Suarezin
Cavani është zënë edhe me Suarezin.
Pas tollovisë që krijoi në PSG me Neymarin, Edinson Cavani është zënë edhe me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Uruguait e Bolivisë, të cilët diskutonin për topa të humbur dhe mos pasime te njëri-tjetri.
Nervozizmin mes tyre e tregon më së miri fakti se Cavani nuk festoi me Suarezin kur ky i fundit shënoi për Uruguain.
(Kosova Sot)