< Silva: Dua të shënoj në derbi, do të fitojmë 0-2 - Sport - Kosova Sot
Silva: Dua tė shėnoj nė derbi, do tė fitojmė 0-2

Silva: Dua tė shėnoj nė derbi, do tė fitojmė 0-2

Derbi i madh italian mes Interit dhe Milanit po afron dhe i gjen dy skuadrat pretendente për një vend në Evropë.

Ndeshja pritet të jetë e zjarrtë pasi dy skuadrat kanë bërë përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi më i mirë i ‘Rossonerëve’, Andre Silva pritet të fillojë ndeshjen nga minuta e parë dhe do të jetë rreziku kryesor për Interin.

“Dua të luaj dhe ta mbajë gjatë këtë fanellë të Milanit”, u shpreh Silva.

“Qëllimi im është të shënoj gol në derbi, dua ta ndihmoj ekipin për të arritur objektivat që kemi”.

Në fund Silva ka folur edhe për rezultatin, duke besuar fuqishëm në fitoren e Milanit.

“Do ta fitojmë derbin ne pasi mendoj se kemi ekip më të mirë. Do të zbresim në fushë për ta dhënë maksimumin dhe në fund triumfojmë 0-2”, deklaroi portugezi.

Aktualisht Milan zë pozitën e shtatë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot)

5 orë e 58 minuta më parë