​Pas humbjes nga Crystal Palace, Conte e konfirmon përfundimisht të ardhmen

  • 15 October 2017 - 11:55
​Pas humbjes nga Crystal Palace, Conte e konfirmon përfundimisht të ardhmen

Trajneri italian, Antonio Conte përfundimisht do të qëndrojë në Chelsea deri ën fund të kontratë së tij

Antonio Conte ishte në dyshim rreth të ardhmes së tij në Chelsea, shkaku i gruas dhe vajzës, të cilat jetonin në Itali.

Por, kjo dilemë tashmë ka marrë fund, pasi që të dyja janë shpërngulë në Londër, ku do të vazhdojnë jetën e tyre, shkruan Daily Mail.

Kjo do të thotë se Conte nuk do të largohet nga Chelsea deri në vitin 2019, atëherë edhe kur skadon kontrata e tij aktuale.

(Kosova Sot)