< Di Francesco: Napoli fitoi nga gabimet tona - Sport - Kosova Sot
Di Francesco: Napoli fitoi nga gabimet tona

Di Francesco: Napoli fitoi nga gabimet tona

Roma ka pësuar humbje 0-1 në shtëpi ndaj Napolit duke lënë kështu skuadrën napolitane të shkëputet në renditje.

Mysafirët shënuan një gol në pjesën e parë që e morën dhuratë, pasi gabimisht De Rossi ia ktheu topin Lorenzo Insignes i cili shënoi për 0-1.

Kryeqytetasit u këndellën gjatë ndeshjen dhe rrezikuan dy herë duke goditur edhe shtyllën me Fazion dhe Dzekon por pa arritur të barazojnë rezultatin.

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka deklaruar se fitoren ia dhuruan Napolit.

“Në fillim Napoli ishte më mirë, pastaj ne u këndellëm por duket se ishte vonë për të bërë diçka”.

“Kemi bërë gabim tek goli dhe mendoj se ia dhuruam këtë fitore Napolit më shumë se sa na kanë mundur”, deklaroi trajneri italian.

Në fund trajneri i Romë ka folur edhe për lëndimet e mëdha që po kalojnë lojtarët e tij.

“Kemi shumë lëndime dhe kjo po na pamundëson të luajmë dy ndeshje radhazi me një formacion. Vërtet është keq që nuk po mund t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Napoli nuk ka shkatërruar asgjë, ne do të vazhdojmë rrugën tonë”, u shpreh Di Francesco.

(Kosova Sot)

19 orë e 4 minuta më parë