< Navas gëzon Realin - Sport - Kosova Sot
Navas gėzon Realin

Navas gėzon Realin

Real Madrid ka marrë një lajm shumë të mirë vetëm dy ditë para ndeshjes me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Getafes, shkaku i një lëndimi të pësuar me Kombëtaren e Kosta Rikës.

Por, vetëm një ditë pas kësaj ndeshje, Navas ka filluar të stërvitet me skuadrën.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Navas është shëruar nga lëndimi që kishte pësuar në këmbën e djathtë.

Ai të martën pritet të luaj ndaj Tottenhamit në kuadër të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu. 

(Kosova Sot)

13 orë e 35 minuta më parë