< Vëllaznimi dhe Drita ndahen në paqe - Sport - Kosova Sot
Vėllaznimi dhe Drita ndahen nė paqe

Vėllaznimi dhe Drita ndahen nė paqe

Nuk ka sjellë fitues ndeshja mes Vëllaznimit dhe Dritës e cila pati një start të furishëm por përfundoi pa fitues 1-1.

Ndeshja nisi me të dyja skuadrat që kërkonin sa më parë golin e epërsisë.

Të parët që arritën të shënonin në këtë sfidë ishin vendasit në minutën e shtatë të ndeshjes.

Ishte futbollisti Tun Bardhoku që me një goditje nga 20 metra e befasoi portierin mysafir duke shënuar për 1-0.

Por epërsia e gjakovarëve nuk zgjati më shumë se gjashtë minuta, pasi Drita arriti të barazoj në 1-1 nëpërmjet kapitenit të saj Ardian Limani.

Në vazhdim Drita pati disa gjysmë raste por që gola më nuk kishte gjatë pjesës së parë e cila përfundoi në barazim 1-1.

Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Xhevdet Shabani u shërbye mirë nga Viktor Kuka por goditja e tij përfundoi pa sukses.

Vëllaznimi ishte pranë golit të dytë në minutën e 78-të, kur Jeton Dushi goditi bukur nga distanca por topi shkoi pranë shtyllës së portierit Betim Halimi.

Në 10 minutat e fundit të ndeshjes, Drita u vërsul drejt portës vendase për të kërkuar golin e fitores.

Endrit Krasniqi goditi bukur nga distanca, por vetëm shtylla shpëtoi portierin vendas Altik Muhaxhiri.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Leotrim Kryeziu kishte një rast të mirë shënimi por dështoi nga afërsia të shënoj dhe kësisoj ndeshja përfundoi në barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Drita ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me 16 pikë të grumbulluara, ndërsa Vëllaznimi në pozitën e shtatë me 13 sosh. 

(Kosova Sot)

1 orë e 37 minuta më parë