< Kane në Madrid? Flet Pochettino - Sport - Kosova Sot
Kane nė Madrid? Flet Pochettino

Kane nė Madrid? Flet Pochettino

Pochettino ka folur për interesimin e Realit për Kane.

Një ditë para përballjes në Ligën e Kampionëve me Real Madridin, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka folur për spekulimet që e lidhin sulmuesin Harry Kane me “Los Blancos”.

“Duket se po e menaxhon mirë interesimin e Real Madridit? E ka marrë këtë shumë, shumë, shumë qetë. Ai është djalosh, është shumë i matur, i ka gjërat e qarta. Dëshira e tij është që të arrijë diçka të madhe me Tottenham, që është edhe tifoz.

“Në media flitet gjithçka, por ju duhet te keni kurajo dhe t’i merrni gjërat me qetësi dhe të vazhdoni të bëni atë që keni bërë. Ai është njeri fantastik, është kënaqësi që të stërvitesh një lojtar të tillë, ta lehtëson punën”, shtoi Pochettino.

Kane do të luajë të martën për herë të parë në “Santiago Bernabeu”, aty ku mund të zbresë çdo javë në të ardhmen nëse i thotë Po ofertës së Real Madridit.

(Kosova Sot)

14 orë e 46 minuta më parë