< Strakosha, pasardhës i Buffonit te Juventusi? Përgjigjet portieri i Shqipërisë - Sport - Kosova Sot
Strakosha, pasardhės i Buffonit te Juventusi? Pėrgjigjet portieri i Shqipėrisė

Strakosha, pasardhės i Buffonit te Juventusi? Pėrgjigjet portieri i Shqipėrisė

Strakosha dëshiron të qëndrojë për shumë vite te Lazio.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ka qenë temë diskutimi këto ditë në mediat italiane pas penaltisë që i mbrojti Paulo Dybalas në fund të ndeshjes në fitoren 2:1 të Lazios ndaj Juventusit.

Paraqitja e mirë e shqiptarit rriti spekulimit për një kalim të mundshëm te “Zonja e Vjetër” si pasardhës i Gianluigi Buffon, por Strakosha thotë se nuk di asgjë për këtë dhe se dëshiron t’i mbetet besnik Lazios.

“Pasardhës i mundshëm i Buffon te Juve? Nuk di asgjë për interesimin e tyre”, u përgjigj Strakosha për Supersport.

“Jam i lumtur te Lazio. Kam besimin e trajnerit dhe gjithë klubit. Dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, shtoi portieri i Kombëtares. 

(Kosova Sot)

13 orë e 27 minuta më parë