< Guardiola i frikësohet Napolit - Sport - Kosova Sot
Guardiola i frikėsohet Napolit

Guardiola i frikėsohet Napolit

Guardiola ka paralajmëruar lojtarët se Man City do ta ketë të vështirë kundër Napolit.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar Napolin për lojën që bëjnë para takimit të tyre të martën mbrëma.

City e Napoli do të përballen nesër në stadiumin “Etihad” nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Do t’ju tregojë lojtarëve të mi të hënë dhe të martën se sa të mirë janë (Napoli) dhe se çfarë ndeshje të mirë do të luajnë”, tha Pep për “Sky Sports”.

“Do t’ju tregoj ashtu siç iu tregova edhe për Shakhtar Donetsk, se sa të mirë janë ata. Ata janë pothuajse të ngjashme me Shakhtarin në kuptimin e lojës, por Shakhtari pret më shumë ndërsa Napoli mund t’ju vrasë me presion”, shtoi Guardiola.

“Jam shumë i lumtur për mundësin që të luajmë ndeshje të këtilla”. 

(Kosova Sot)

18 orë e 53 minuta më parë