De Laurentiis: Inter më i rëndësishëm se City

  • 16 October 2017 - 18:43
De Laurentiis: Inter më i rëndësishëm se City

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dëshiron që disa yje të pushojnë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve

Aurelio De Laurentiis insiston se ndeshja në fundjavë ndaj Interit është po aq e rëndësishme se sa ajo ndaj Manchester Cityt.

Madje Aurelio De Laurentiis beson se do të ishte më mirë nëse disa lojtarë do të pushonin.

“City? Mendoj se disa prej lojtarëve duhet të pushojnë për këtë ndeshje, sepse luajmë ndaj Interit që është po aq e rëndësishme”, tha De Laurentiis për Gazzetta dello Sport.

Napoli kryeson në Serie A, me tre pikë më shumë se sa Inter në vendin e dytë dhe pesë më shumë se sa Juventus në vendin e tretë.

(Kosova Sot)