< Chiellini: Juve është si një motor me naftë, në mars do të jemi aty ku duam - Sport - Kosova Sot
Chiellini: Juve ėshtė si njė motor me naftė, nė mars do tė jemi aty ku duam

Chiellini: Juve ėshtė si njė motor me naftė, nė mars do tė jemi aty ku duam

Giorgio Chiellini thotë se Juventusi e ka nisur mirë sezonin në Serie A, përkundër humbjes nga Lazio në fundjavën që shkoi.

Bianconerët janë pesë pikë prapa kreut (Napolit), pasi kanë regjistruar një barazim dhe një humbje, ndërkohë që lideri i ka fituar të gjitha ndeshjet.

“Në vitet e kaluara gjithmonë kemi qenë një motor i mirë me naftë dhe po e bëjmë të njëjtën gjë si në vitin e kaluar”.

 

“Para dy vitesh ishim shumë më keq, jemi një skuadër që e ka për qëllim të jetë në pozitën e duhur në muajin mars. Duhet të gjejmë ekuilibra të rinj dhe kjo merr kohë”.

“E kemi nisur mirë sezoni, hapi i gabuar i të shtunës nuk ndikon te ne… Edhe nëse i kemi marrë dy pikë më pak se në sezonin e kaluar, kemi bërë më shumë sesa është pritur”.

“Duhet të qëndrojmë të qetë, sepse të qenit në ankth nuk na bën asgjë mirë”, ka deklaruar mbrojtësi italian në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Sportingut në Ligën e Kampionëve (që zhvillohet të mërkurën mbrëma).

Në garën më të madhe evropiane, Bianconerët bëjnë pjesë në Grupin D së bashku me Barcelonën, Olympiacosin dhe Sportingun.

Në dy xhirot e para, kanë regjistruar një humbje dhe një fitore, dhe numërojnë tri pikë. 

(Kosova Sot)

1 orë e 18 minuta më parë