Shorti i ‘play-offit’ për Botëror: Italia kundër Suedisë, Zvicra kundër Irlandës së Veriut

  • 17 October 2017 - 14:53
Shorti i ‘play-offit’ për Botëror: Italia kundër Suedisë, Zvicra kundër Irlandës së Veriut

Në Cyrih të Zvicrës është tërhequr shorti për ndeshjet e ‘play-offit’ që do të përcaktojnë përfaqësueset tjera që do të luajnë në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Zvicra, Italia, Danimarka, Kroacia, Suedia, Irlanda e Veriut, Greqia dhe Republika e Irlandës, janë përfaqësuat evropiane që do t’i plotësojnë katër vende në Rusi.

Një duel ndërmjet Italisë dhe Suedisë do ta shohim në këto përballje interesante.

Përfaqësuesja ku luajnë shumë shqiptarë, Zvicra, do ta ketë kundërshtar Irlandën e Veriut në kërkim të kualifikimin për në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Kroacia luan kundër Greqisë, ndërsa Danimarka e ka kundërshtar Republikën e Irlandës.

Përballjet në ‘play-off’:

Irlanda e Veriut – Zvicra

Kroacia – Greqia

Danimarka – Republika e Irlandës

Suedia – Italia

Tashmë i dimë 23 nga 32 përfaqësueset që do të luajnë në Kampionatin Botëror: Rusia, Gjermania, Brazili, Japonia, Meksika, Kosta Rika, Belgjika, Arabia Saudite, Koreja e Jugut, Spanja, Anglia, Nigeria, Polonia, Egjipti, Islanda, Serbia, Franca, Portugalia, Argjentina, Uruguai, Kolumbia dhe Panamaja.

(Kosova Sot)