Juve rivalizon Barçën dhe Cityn për Weigls

  • 17 October 2017 - 15:08
Juve rivalizon Barçën dhe Cityn për Weigls

Julian Weigl talenti gjerman i Dortmundit i cili prej dy sezonesh është një titullar fiks në mesfushën e “verdhezinjëve”, është objektivi i parë i Juventusit për të forcuar mesfushën.

Megjithatë për t’i rrëmbyer Dortmundit një nga lojtarët më të spikatur që ka në skuadër, bardhezinjtë duhet të fitojnë garën me Barcelonën.

Blaugranat shohin te Weigl një Sergio Busquets të ri dhe janë gjithashtu të interesuar për lojtarin.

Çmimi i lojtarit është rreth 35 milionë euro dhe këtë shifër ka shfaqur interesim ta paguajë edhe Manchester City.

Weigl është paraqitur vetëm në dy ndeshje këtë sezon dhe në të dyja nga banka rezervë.

Por, ai ka shënuar një gol dhe ka regjistruar saktësi të pasimeve prej 87.6 për qind. 

(Kosova Sot)