Shqipëria konfirmon miqësoren me Norvegjinë

  • 17 October 2017 - 18:44
Shqipëria konfirmon miqësoren me Norvegjinë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj më 14 nëntor ndaj Norvegjisë në stadiumin “Elbasan Arena”, ndeshje kjo miqësore

Tashmë është zyrtare, Shqipëria do të përballet me Norvegjinë në sfidën e parë miqësore pas përfundimit të eliminatoreve të “Rusi 2018”, ku Shqipëria u rendit e treta në grup.

Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me homologen norvegjeze që kjo ndeshje të luhet më 14 nëntor, në “Elbasan Arena”, pikërisht ditën kur do të mësohen edhe 2 përfaqësueset e fundit evropiane që do të marrin pjesë në finalet e Botërorit. 

Edhe për trajnerin Christian Panucci do të jetë testi i parë miqësor, në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e evropianit të ardhshëm dhe Ligës së Kombeve. 

(Kosova Sot)