Agolli kundër Diego Simeones

  • 18 October 2017 - 11:05
Agolli kundër Diego Simeones

Qarabag FK dhe Atletico Madrid do të përballen sonte, nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

E përditshmja sportive katalonase, Sport, ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave. 

Titullar për skuadrën e azerbajxhanase, Qarabag do të jetë kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli.

Kurse, Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, në këtë takim do të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm që ka në dispozicion. 

(Kosova Sot)