Insigne dridh Napolin para derbit me Interin

  • 18 October 2017 - 13:51
Insigne dridh Napolin para derbit me Interin

Lorenzo Insigne, ylli i Napolit, është në dyshim për ndeshjen me Interin

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka marrë një lajm të keq pas humbjes nga Manchester City në Ligën e Kampionëve. Ylli i skuadrës, Lorenzo Insigne ka pësuar një lëndim në këtë ndeshje, derisa është në dyshim për ndeshjen me Interin, e cila luhet të shtunën.

“Lorenzo Insigne, i cili dje u largua nga loja për shkaqe sigurie, në ndeshjen ndaj Manchester City në Champions League, sot i është nënshtruar kontrollit për një kontrakturë në muskul. Gjendja e sulmuesit napoletan do të vlerësohet dit pas dite”, thuhet në njoftimin e Napolit. 

(Kosova Sot)