Basketbollisti thyen këmbën gjatë ndeshjes së NBA-s (Video)

  • 18 October 2017 - 16:29
Basketbollisti thyen këmbën gjatë ndeshjes së NBA-s (Video)

Ka nisur kampionati më i ri i ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Boston Celtics ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kundër Cleveland Cavalliers me rezultat 102-99.

Por, ndeshjen u përshkrua me një lëndim të rëndë të një basketbollisti të skuadrës së keltëve.

Në fakt, kishin kaluar vetëm katër minuta lojë, kur Gordon Hayward thyen këmbën pas një kërcimi në sulm.

Kur u kuptua se Gordon theu këmbën, tifozët e pranishëm në palestër dhe basketbollistët heshtën dhe kishte edhe nga ta që nuk arritën t’i mbanin lotët.

Ndryshe, Houston Rockets kanë arritur të befasojnë kampionin aktual Golden State Warriors duke e mposhtur me rezultat 122-121.

Vlen të theksohet se fituesi është përcaktuar pas rishikimit të gjuajtjes së fundit të Kevin Durant, i cili shënoi pikë në sekondën e fundit, por më pas u vërtetuar se basketbollisti amerikan ishte vonuar një të qindtën e sekondës.

 

 

(Kosova Sot)