Nuza dhe Selimaj përsëri në ndeshje ndërkombëtare

  • 20 October 2017 - 10:39
Nuza dhe Selimaj përsëri në ndeshje ndërkombëtare

Prej datës 21 deri më 29 tetor, gjyqtarët nga Kosova me stemën e FIFA-s, Genc Nuza, kryesor dhe Bujar Selimaj asistent do të qëndrojnë në Estoni.

Dy gjyqtarët kosovarë janë të deleguar nga UEFA në kualifikimet për Evropianin e 17 vjeçarëve.

Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet Skoci-Andorë dhe Danimarkë-Andorë.

Dyshes kosovare do t’i bashkëngjiten edhe kolegët nga Kroacia dhe Çekia, për ta formuar katërshen e gjyqtarëve për këto dy ndeshje.

Nuza me shokë në ndeshjet ndërkombëtare kanë treguar nivel të lartë të referimit duke marrë nota shumë pozitive.

(Kosova Sot)