Inter mbetet pa Brozovicin

  • 20 October 2017 - 10:42
Inter mbetet pa Brozovicin

Marcelo Brozovic nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës për Interin

Luciano Spalletti, trajneri i Interit, nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Marcelo Brozovicit për dy ndeshjet e radhës ndaj Napolit dhe Sampdorias.

Ylli kroat i është rikthyer stërvitjeve pas lëndimit që e kishte pësuar me Kroacinë në ndeshjen ndaj Ukrainës.

Sipas Calciomercato.com, Brozovic pritet të jetë gati për Nerazzurrët për ndeshjen ndaj Veronës.

(Kosova Sot)