Lazio befason Immobilen

  • 20 October 2017 - 12:28
Lazio befason Immobilen

Lazio i ka ofruar kontratë afatgjate sulmuesin italian, Ciro Immobilen. Ky i fundit pritet të bëhet më i paguari te skuadra romake

Ciro Immobile mund ta mbyll karrierën si lojtar në Lazio. Sipas Gazzetta dello Sport raporton se bisedimet për rinovimin e kontratës me mes klubit romak dhe sulmuesit italian janë drejt mbylljes.

Sulmuesi italian, i blerë gjatë verës së viti të kaluar për 10 milionë euro nga Sevilla, do të firmosë një kontratë të re me përmirësim të ndjeshëm të pagës.

Aktualisht sulmuesi është i lidhur me Lazion deri në vitin 2021 dhe me një pagë 2 milionë euro në sezon.

Ai do të shndërrohet më i paguari te Lazio, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në këtë fillim sezoni.

(Kosova Sot)