Montella takohet përsëri me drejtuesit e Milanit

  • 20 October 2017 - 15:58
Montella takohet përsëri me drejtuesit e Milanit

Trajneri italian, Vincenzo Montella është takuar përsëri me drejtuesit e skuadrës nga kampionati italian, Serie A, Milanit.

Mediat italiane njoftojnë se trajneri italian takoi drejtuesit e Milanit, Massimiliano Mirabellin dhe Marco Fassonen për të tretën herë gjatë të enjtes mbrëma.

Sipas mediumit italain Premium Sport, Montella dhe drejtuesit Rossoner u takuan pas barazimit pa gola të Milanit me AEK-un e Athinës.

 

Mirabelli, Montella dhe Fassone

Drejtuesit dhe trajneri italian u takuan për të diskutuar gjendjen e klubit në fushë, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, transmetuesi nuk dha ndonjë shenjë nëse pozita e trajnerit ishte nën ndonjë kërcënim të menjëhershëm.

Por, pozita e tij mund të lëkundet pasi Rossonët kanë përjetuar tri humbje radhazi në kampionat dhe një lëshim i radhës do vështirësonte edhe më shumë gjërat.

Rossonerët kthehen në veprim të dielën kundër skuadrës së Serie A, Genoas, ku rezultati pozitiv është i domosdoshëm.

 (Kosova Sot)