Barcelona blen një mbrojtës

  • 21 October 2017 - 13:14
Barcelona blen një mbrojtës

Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që në janar ta transferojnë një qendërmbrojtës.

Valverde frikësohet se dy qendërmbrojtësit aktual, Samuel Umtiti dhe Gerard Pique mund të lëndohen gjatë sezonit, kështu që dëshiron të ketë alternativa për qendër të mbrojtjes.

Sipas të përditshmes sportive katallane, Sport, në listën e Barcelonës është qendërmbrojtësi i Athletic Bilbaso, Unai Nunez

Por, alternativa të Barcelonës janë edhe Yerry Mina (Palmeiras) Matthijs de Ligt (Ajax) dhe Marlon Santos, i cili është i huazuar te Nice nga Barcelona. 

(Kosova Sot)