Nëse Milani humb nga Genoa, Gattuso do ta zëvendësojë Montellan

  • 22 October 2017 - 11:06
Nëse Milani humb nga Genoa, Gattuso do ta zëvendësojë Montellan

Nëse Milani humb nga Genoa, Gattuso do ta zëvendësojë Montellan i cili i ka ditët e numëruara në stolin e Kuqezinjëve.

Montella mund t’i thotë lamtumirë Milanit nëse mposhtet sot nga Genoa.

Vincenzo Montella duhet patjetër të fitojë sot kundër Genoas për të shpëtuar punën, në të kundërtën – atij do t’i tregohet dera, raporton “Corriere della Sera”.

Sipas kësaj të përditshme, Gennaro Gattuso do të promovohet nga ekipi i të rinjve në ekipin e parë për të zëvendësuar Vincenzo Montellan nëse humb sot kundër Genoas. 

(Kosova Sot)