Vecino i kënaqur me një pikë përballë Napolit

  • 22 October 2017 - 11:13
Vecino i kënaqur me një pikë përballë Napolit

Interi ka arritur ta ndalojë Napolin në Serie A, duke barazuar 0-0 dhe duke e ndaluar Napolin pas tetë fitoreve radhazi.

Kësisoj dy skuadrat kanë vazhduar në kampionat si të pamposhtura dhe janë ndër rivalët kryesor për titull

Matias Vecino ishte një nga futbollistët e Interit, që vrapoi më së shumti në barazimin e vlefshëm ndaj Napolit.

Mesfushori uruguaian pranoi se skuadra e Sarrit është vërtetë e fortë, por nuk ngurroi të shprehë kënaqësinë e pikës së marrë.

“Napoli është shumë i fortë dhe ne këtë e dinim edhe më parë”, u shpreh Vecino.

“Na vunë në vështirësi me qarkullimin e topit, por në fund morëm një pikë shumë të rëndësishme dhe për më tepër në udhëtim, ndaj ka arsye për të qenë të kënaqur”, deklaroi mesfushori uruguaian pas ndeshjes.

Pas nëntë javëve në Serie A, Inter ka grumbulluar 23 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë në tabelë.

Në ndeshjen e radhës skuadra e udhëhequr nga Luciano do të ketë një duel tjetër të vështirë pasi pret Sampdorian në top formë.

 (Kosova Sot)