Ja si do të luajë Skënderbeu përballë Milsamit

  • 27 July 2015 - 20:44
Ja si do të luajë Skënderbeu përballë Milsamit

Skënderbeu ka kryer dhe stërvitjen e fundit para ndeshjes me Milsamin. Në raportimin e tij nga kreyqyteti moldav komentatori dhe gazetari i Supersport Ylli Aga jep dhe lajmin e mirë të rikuperimit të Sabien Lilajt

Pavarësisht vonesave Nimaga pritet të jetë në formacionin titullar të Mirel Josës. Skënderbeu pritet të zbresë në fushë me Shehin mes shtyllave Radas dhe Jashanicën para tij në qendër të mbrojtjes, në të majtë Vangjeli ndërsa risia do të jetë braziliani Eskuridinha i kthyer pas në krahun e majtë. Mesfusha me tre, Lilaj, kapiteni Shkëmbi si dhe Nimaga. Në krahun e majtë të sulmit i padiskutueshëm Berisha ndërsa në të djathtin këtë herë në vend të Prognit do ta nisë Liridon Latifi dhe qendra e sulmit e tëra për Hamdi Salihin. Nga Kishinievi Ylli Aga raporton për një atmosferë unikale në grupin korcar para një sifde me rëndësi madhore.

Do të jenë të shumtë tifozët moldavë në stadiumin e Kishinievit, rreth 5000 të tillë, ndërsa presidenti i Milsam skuadër që përfaqëson qytetin e Orhei rreth 40 km larg kryeqytetit ka vënë në dispozicion autobuzin pa fund për mbështetësit e skuadrës së tij që të ndjekin ndeshjen, duke vendosur edhe një shpërblim prej plot 300 mijë Eurosh për “kokënP e Skënderbeut.

Këtë të Martë duke nisur nga ora 19.00 sytë e të apsionurve pas futbollit shqiptar do të jenë aty te Skënderbeu, duke e ndjekur ndeshjen drejtëpërdrejtë në komentin e Ylli Agës dhe Dritan Shakohoxhës.