Dy skuadrat e mëdha angleze e duan Reusin

  • 23 October 2017 - 16:01
Dy skuadrat e mëdha angleze e duan Reusin

Marco Reus vazhdon të jetë i lënduar, duke mos pasur mundësi të ndihmojë skuadrën e tij Borussia Dortmund

Kjo nuk po i pengon skuadrat e mëdha evropiane që të interesohen për të dhe të bëjnë gati oferta të majme.

Ndër to janë edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Arsenal dhe Manchester United, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

Sulmuesi 28 vjeçar nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon dhe nuk pritet të kthehet para vitit 2018.

Reus ka kontratë me Dortmundin vetëm deri në qershor të vitit 2019.


(Kosova Sot)