15 fituesit e çmimit “Golden Boy”
Mbappe është fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2017.
E përditshmja italiane, “Tuttosport” ka njoftuar sot se sulmuesi francez i PSG-së, Kylian Mbappe ka fituar çmimin për lojtarin e ri më të mirë në botë “Golden Boy”.
Francezi deri të ky çmim erdhi pas paraqitjeve fantastike me Monacon sezonin e kaluar dhe me PSG-në në fillim të këtij sezoni.
Ai ndihmoi Monacon që të fitonte titullin e Ligue 1 në Francë dhe ta dërgonte skuadrën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në garë për këtë çmim, Mbappe ka mposhtur sulmuesin e Barcelonës, Ousmaen Dembele dhe atë të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.
Më poshtë keni 15 fituesit e fundit të çmimit “Golden Boy” dhe në mesin e tyre normalisht se është edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi.
(Kosova Sot)