FIFA zgjedh Ronaldon më të mirin në botë

  • 23 October 2017 - 22:03
FIFA zgjedh Ronaldon më të mirin në botë

Ronaldo ka fituar çmimin “The Best” nga FIFA.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lënë prapa Lionel Messi e Neymarin për ta fituar çmimin “Lojtari më i mirë i Vitit” nga FIFA. 

Ronaldo shkëlqeu në vitin 2017 duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës, ndërsa u shpall golashënuesi më i mirë në Champions me 12 gola.

CR7 u bë futbollisti i parë në histori që arrin të shënojë 100 gola në Ligën e Kampionëve, teksa tani numëron gjithsej 110 finalizime.

Ky ishte çmimi i dytë për Ronaldo “The Best” që kur FIFA u nda nga France Footbal, kjo e fundit tani e vetme dhuron “Topin e Artë”.

(Kosova Sot)