Fjalët e para të Ronaldos pasi e fitoi për herë të dytë çmimin “The Best”

  • 23 October 2017 - 22:24
Fjalët e para të Ronaldos pasi e fitoi për herë të dytë çmimin “The Best”

Ronaldo ka fituar çmimin “The Best” nga FIFA.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lënë prapa Lionel Messi e Neymarin për ta fituar çmimin “Lojtari më i mirë pwr Vitin 2017” nga FIFA. 

Ronaldo shkëlqeu në vitin 2017 duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës, ndërsa u shpall golashënuesi më i mirë në Champions me 12 gola.

CR7 u bë futbollisti i parë në histori që arrin të shënojë 100 gola në Ligën e Kampionëve, teksa tani numëron gjithsej 110 finalizime.

Ai u shpreh tejet i lumtur për këtë triumf, i dyti me radhë – ndërsa falënderoi gjithë ata që e kanë ndihmuar.

“Faleminderit tifozëve të Real Madridit, lojtarëve, trajnerit, presidentit – që më kanë mbështetur gjithë vitin”, tha CR7.

“Ky është çmimi i dytë me radhë dhe me të vërtet jam shumë i lumtur, kjo do të thotë shumë për mua. Është fantastike të jem këtu në mesin e lojtarëve të mrekullueshëm, jam shumë i lumtur dhe faleminderit”, deklaroi Ronaldo. 

(Kosova Sot)