Eurocup, një tjetër aventurë e mirëseardhur për Edon

  • 28 July 2015 - 08:42
Eurocup, një tjetër aventurë e mirëseardhur për Edon

Kapiteni i Prishtinës me padurim po e pret edicionin e ri

Kapiteni legjendar i Prishtinës, Edmond Azemi, është njëri nga basketbollistët që ka fituar më së shumti trofe në vendin tonë. Ai së bashku me Sigal Prishtinën kanë fituar shumë tituj të kampionit, Kupa dhe Superkupa të Kosovës. Ndërkaq në edicionin që e lamë pas Edo me klubin e tij të zemrës e ka fituar një trofe të çmuar, atë të Ligës Ballkanike (BIBL). Pas gjithë këtyre sukseseve të arritura në karrierën e tij të deritashme 4-shja bardhekaltër shpreson shumë se me Prishtinën do të ketë shansin të garojë edhe në Eurocup në mesin e shumë skuadrave me renome në Kontinentin e Vjetër... (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)