E rrallë: Nga Uruguai, në Lirinë e Prizrenit

  • 28 July 2015 - 10:17
E rrallë: Nga Uruguai, në Lirinë e Prizrenit

Liria vazhdon të përforcohet, por ajo që befason më shumë është se klubi prizrenas po vazhdon të sjellë futbollistë të huaj në skuadër.

I fundit që ka zbarkuar në Prizren është një futbollist uruguaian, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende nga kryesia e klubit.

Siç mëson GazetaOlle.com, uruguaiani iu është bashkuar skuadrës në stërvitje sot, por mbetet të shihet nëse do të nënshkruajë menjëherë kontratë apo fillimisht do të provohet.