Arrivabene: Nuk kemi vendosur ende për Raikkonen

  • 28 July 2015 - 14:10
Arrivabene: Nuk kemi vendosur ende për Raikkonen
Te Ferrari prioritet mbetet puna për makinën e këtij sezoni dhe jo piloti që do të garojë përkrah Vettel vitin e ardhshëm. Maurizio Arrivabene nuk zbulon asnjë detaj rreth së ardhmes së Kimi Raikkonen, i cili ka një kontratë që përfundon pas disa muajsh, por në Maranello mbeten të fokusuar te dy garat e radhës për t’i dhënë vazhdimësi fitores së arritur në Hungari. Edhe pse ishte përfolur për njoftimin e lamtumirës nga finlandezi pas garës së Hungarisë, kjo hipotezë nuk rezultoi e vërtetë. Raikkonen zhvilloi një garë pozitive, por sistemi KERS e tradhëtoi dhe kjo ka ndikuar në vendimin e skuadrës për ta rishikuar qëndrimin në lidhje me ish kampionin e Botës. “Objektiv mbetet puna për makinën e vitit 2015 për të ngushtuar sa më shumë diferencën me kundërshtarët tanë. Kemi ende kohë në dispozicion për të folur për të ardhmen e pilotëve. Kimi zhvilloi një garë pozitive por për fat të keq pati probleme. Përpara Belgjikës kemi një pushim prej 4 jëvësh dhe duhet të punojmë sa më shumë në fabrikën”, thekson shefi i skuadrës së kuqe, Maurizio Arrivabene, duke dhënë sinjale se në të ardhmen, Raikkonen, i cili është edhe piloti i fundit që ka fituar një titull me Ferrarin, mund të qëndrojë në skuadrën me qendër në Maranello. Gjatë ditëve të fundit është përfolur për kontaktet që Ferrari ka pasur me meksikanin Perez, por skuadra e kuqe nuk ka konfirmuar asgjë