Neymar: Nuk bëj garë për të parakaluar Messin

  • 28 July 2015 - 14:15
Neymar: Nuk bëj garë për të parakaluar Messin

Neymar nuk ka si objketiv të parakalojë Lionel Messin në hierarkinë e Barcelonës. Argjentinasi është pika e referimit në klubin katalanas, madje shumë analistë e konsiderojnë edhe si futbollistin më të mirë të historisë por kjo është një çështje që do të vazhdojë të krijojë polemika. Dy vjet më parë me Barcelonën u bashkua një tjetër yll, braziliani Neymar, i cili rithekson se nuk ka si objektiv të rivalizojë me Lionel Messin për fronin e më të mirit.

“Nuk kam për qëllim t’i vendos vetes objektivin e parakalimit të Messit. Dua të vazhdoj në këtë rrugë hap pas hapi dhe t’i bëj gjërat në mënyrën e duhur. Objektivi im i momentit është fitorja e sa më shumë titujve me Barcelonën dhe Kombëtaren e Brazilit”.

23-vjeçari do të sfidojë shokun e tij në Klasiken e Amerikës së Jugut për eleminatoret e Botërorit 2018 duke theksuar se do të japë maksimumin për të ndihmuar Selecaon.

“Messi është një yll i madh dhe unë mendoj se nuk është një gjë e mirë të luash kundër tij, por gjithsesi jo në çdo rast kjo gjë duhet parë në aspektin negativ. Unë do të jap maksimumin për fitore dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e fortë, ashtu si e gjithë faza eleminatore”.

Neymatr do t’i mungojë Brazilit për dy ndeshjet e para kundër Kilit dhe Venezuelës për shkak të pezullimit me 4 ndeshje që mori gjatë Kupës së Amerikës.