Federer në Malawi, mbështet fëmijët në nevojë

  • 28 July 2015 - 14:40
Federer në Malawi, mbështet fëmijët në nevojë

Roger Federer braktis momentalisht fushat e tenisit për t’iu përkushtuar një tjetër pasioni të tij, anagazhimeve në mbështetje të fushatave të bamirësisë. Gjatë ditëve të fundit ai ka postuar shumë foto në adresat e tij zyrtare në rrjetet sociale ku përshkruan një udhëtim të gjatë në Afrikë për të mbështetur projektet në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Mbreti i raketës është ndalur në Malawi bashkë me zyrtarët e fondacionit “Federer Foundation”. “Jam i emocionuar që ndodhem në Malaëi për herë të parë bashkë me fondacionin. Jam i emocionuar që mund ta ndaj kohën time me këta fëmijë të mrekullueshëm”, shprehet FedEx në një video mesazh nga vendi i varfër afrikan. Projekti i nisur në vitin 2011 parashikohet të zgjasë për rreth 10 vjet dhe ka në qendër ndihmën ndaj fëmijëve në Botsëana, Namibia, Afrikën e Jugut, Zambia, Zimbabëe, Malawi dhe Zvicër. Deri më tani, sipas të dhënave, fondacioni u ka ardhur në ndihmë rreth 5 mijë fëmijëve por brenda vitit 2018, numri 2 i botës ka si objektiv t’u vijë në ndihmë 1 milionë fëmijëve. 12 milionë Euro do të investohen për ndërtimin e 81 shkollave, ku fëmijet do të kenë mundësinë të marrin dijet bazë. Njeriu me zemër të madhe, Roger Federer, konfirmohet kampion absolut edhe në fushën sociale.