Gjilani i befasive DHE POLEMIKAVE

  • 01 November 2017 - 09:32
Gjilani i befasive DHE POLEMIKAVE

SKUADRA "VJOLLCË" MBETET NJËRA NDËR MË ATRAKTIVET KËTË STINOR

Trajnerin Morina e pret shumë punë në fundjavë përballë Batatinës

"Jemi skuadra më e penalizuar, sidomos me lëndime. Na u kanë lënduar 3 lojtarë kyçë të ekipit, dy mesfushorët Zgjim dhe Diar Mustafa, si dhe sulmuesi Karahoda. Përveç kësaj, kemi pasur edhe shumë kartonë që jemi ndëshkuar pa meritë. Mirëpo, këto kanë ndodhur dhe ne tash duhet të gjemë forcë t'i përballojmë gjithë këto telashe dhe të nisim ngjitjen në tabelë", ka thënë për gazetën "Kosova Sot" Armend Thaqi

Skuadra e Gjilanit është njëra nga klubet më të përmendura në medie gjatë këtij edicioni, kjo për faktin se gjilanasit vërtet ishin protagonistë në shumëçka. Gjilani ishte skuadra e vetme që rezistojë më së shumti në këtë kampionat, që po cilësohet si i jashtëzakonshëm, duke mos pësuar humbje në plot 12 ndeshje, për t'u mposhtur tek në javën e 13-të nga Feronikeli. Mirëpo, një karakteristikë tjetër që e bënte Gjilanin interesant ishin barazimet e shumta ku në 12 ndeshje të zhvilluara pati plot 8 barazime dhe vetëm katër fitore. Përkundër kësaj, Gjilani vazhdon të mbetet njëra nga skuadrat më të forta në këtë kampionat dhe pretendent i madh për titullin e kampionit. Mirëpo, ajo që më së shumti po e shqetëson taborin e skuadrës "vjollcë" janë lëndimet dhe ndëshkimet e shumta nga gjyqtarët. Humbja e tre lojtarëve kryesorë, sy mesfushorëve Zgjim e Diar Mustafa, si dhe e sulmuesit Fati Karahoda e kanë penalizuar mjaft shumë ekipin e trajnerit Arbnor Morina, i cili në këtë situatë më së shumti ankesa ka në gjyqtarët, të cilët po përdorin standarde të dyfishta kur janë në pyetje ndërhyrjet në futbollistët e tij. Mirëpo, ajo që e bën këtë ekip shumë të fortë është mbështetja e jashtëzakonshme e tifozëve "Skifterat". Ata asnjëherë nuk e lënë vetëm e aq më e rëndësishme është se pavarësisht paraqitjeve që kanë në fushë, mbështetja nuk mungon duke mos iu bërë presion as futbollistëve e as shtabit teknik. 

Gjilani do të kthehet

Humbja e fundit e pësuar në Drenas nga Feronikeli, krijojë një përshtypje se do të jetë një thyerje edhe morale për ekipin gjilanas, mirëpo me këtë nuk pajtohet njëri nga futbollistët më në formë të saj, Armen Thaçi, i cili beson fuqishëm se ata do të jenë prapë në hap me ekipet e kreut. "Në bazë të ndeshjeve që kemi zhvilluar, nuk jemi të kënaqur me rezultat e arritura, pasi jemi të bindur që kemi mundur së paku, edhe pesë pikë më shumë t'i kemi në tabelë. Pse jemi këtu them se na ka munguar fati në disa ndeshje, por ne nuk mund të ankohemi, kjo është loja e futbollit dhe duhet pranuar me sportivitet", ka thënë Thaqi në një bisedë për gazetën "Kosova Sot". Pa dyshim njëra nga pikat që më së shumti e shqetëson këtë skuadër është faza ofensive, ku në disa raste është dashur mbrojtësit të asistojnë në gola, siç ishte ai i fundit, kur mbrojtësi Armend Thaqi shënoi një supergol në sfidën ndaj Feronikelit. 

Penalizimet po e bëjnë të veten

Sipas ish-futbollistit të Prishtinës, Armen Thaqi, Gjilani aktualisht është ekipi më i penalizuar në ligë dhe atë në shumë aspekte, derisa shqetësimet më të mëdha për ta janë lëndimet e disa lojtarëve ku mungesa e tyre është e gjatë dhe me peshë. "Jemi skuadra me e penalizuar sidomos me lëndime. Na u kanë lënduar 3 lojtarë kyçë të ekipit, dy mesfushorët Zgjimi e Diari, si dhe sulmuesi Karahoda", ka thënë Thaqi për "Kosova Sot", ku sipas tij tek tash kanë nisur të ndikojnë këto mungesa. "Tash kanë filluar të vërehen mungesa. Trajneri po mundohet t'i zëvendësojë me lojtarë të tjerë, me shpresë se do të mund të bëjnë si duhet këtë. Përveç kësaj, kemi pasur edhe shumë kartonë që jemi ndëshkuar pa meritë. Mirëpo, këto kanë ndodhur dhe ne tash duhet të punojmë t'i përballojmë të gjitha këto", ka thënë për gazetën "Kosova Sot" Armend Thaqi, sipas të cilit, pavarësisht gjitha këtyre telasheve, ekipi duhet të gjejë forcën dhe të ngjitet lart në tabelë, por njëkohësisht të vazhdojë me lojëra të mira, siç ka treguar deri tash. Gjilanin në fundjavë e pret një punë shumë e vështirë, ku për kundërshtar do ta ketë liderin e tabelës, Llapin. Trajneri Arbnor Morina, përveç tre lojtarëve të përmendur më lart, që janë të lënduar, ai nuk mund të llogarisë as në Filonit Shaqirin, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit të luajtur ndaj Feronikelit.

(Kosova Sot)