Agjenti: Ramires i gatshëm t’i bashkohet super Interit

  • 01 November 2017 - 13:56
Agjenti: Ramires i gatshëm t’i bashkohet super Interit

Agjenti i mesfushorit brazilian Ramires ka thënë se lojtari mbetet i hapur për t’iu bashkuar Interit në janar.

Ramires është i lidhur ngushtë një kalim te Inter gjatë afatit kalimtar të janarit, duke qenë se ai luan për Jiangsu – i cili është po ashtu në pronësi të Suning Group – ndërsa agjenti i tij Luiz Carlini ka konfirmuar se ish-lojtari i Chelsea mund të kalojë në “Meazza”. 

“Gjithmonë flitet për Ramires, normale është kjo”, ka thënë Carlini për Fc Inter News.

“A kam folur me Walter Sabatinin për kalimin e Ramires te Inter? Interi në këtë koment është top, top skuadër, por kësaj pyetje mund t’iu përgjigjet vetëm Sabatini”, ka thënë ai.

(Kosova Sot_